Futboll Premier League Sport

RIKTHEHEN KAMPIONATET/ Chelsea pret “djatë e kuq”. Mourinho drejt letrës së fundit, Lukaku shihet si shpëtimtari

Pas spektaklit të dhuruar nga ndeshjet e ekipeve kombëtare, rikthehen sërish klubet e kampionateve përkatëse. Sigurisht dhe në këto ndeshje, edhe pse është akoma fillim sezoni, apo janë ndeshje “të zakonshme”, kanë treguar se spektakli nuk mungon.

Në Angli luhet super ndeshja midis Chelseas dhe Manchester United në orë 13:30. Një sfidë tepër interesante, me “djajtë” në krizë, dhe “blutë” të rilindur me ardhjen e Sarrit.

Një start sezoni mjaft i mir për blutë e Londrës, në kryesim me 20 pikë, me 6 fitore dhe dy barazime. E ndërsa humbjen nuk e njeh akoma.

Nga ana tjetër të të kuqtë nuk e kanë nisur siç prisnin, ku ndodhen në vendin e 8 me vetëm 13 pikë, me 4 fitore, një barazim e plot 3 humbje.

Interesant është fakti se Chelsea ka plot 12 ndeshje pa humbje, e ndërsa Manchesteri në 5 ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore, dy barazime e dy humbje. Ndërsa 5 ndeshjet e fundit në shtëpi, kryeqytetasit kanë arritur të fitojnë 4 prej tyre, e të barazojnë një Nga ana tjetër miqtë, në 5 ndeshjet e fundit që kanë luajtur jashtë, kanë fituar 3 e ndërsa kanë humbur 2.

Pra nëse hedhim një vështrim, shohim që vendasin janë favoritë, duke parë dhe krizën aktuale të të kuqve. E nëse vijojmë me detaje, ndeshja shkon drejt balancës, duke parë faktin që të kuqtë nuk e posedojnë “krizën” kur luajnë jashtë, të paktën jo në pesë ndeshjet e fundit.

Lojtarët që janë nën vëmendjen e të gjithëve është Hazard, i cili po shkëlqen me 7 golat e tij, në 8 ndeshjet e zhvilluara deri tani. Nga ana tjetër, Lukaku i cili ka shënuar vetëm 3 gola, dhe sigurisht që do të kërkojë të udhëheqë listën e golashënuesve, dhe të mos vijojë të mbetet mbrapa.

Related posts

“JUVENTUS KA FITUAR 9 KAMPIONATE RADHAZI”/ Trajneri Mihajlovic: Pirlo i njeh sekretet tona, duhet të ndryshoj…

Delo.autor

Rakitic: Urime për ‘Topin e Artë’ Cristiano, por Messi mbetet më i miri i historisë

Q.Autor

IU OFRUA ROLI I DREJTORIT TË RI TEKNIK/ Ja kushtet që Maldini vendos për të qëndruar tek Milan

Delo.autor

Leave a Comment