Futboll Sport

“AI E NJEH SHUMË MIRË…”/ Klubi i madh europian i hap derën Tuchel pas shkarkimit nga PSG-ja

E pabesueshme, por e vërtetë. Pas zërave që qarkulluan fillimisht në median gjermane, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, klubi i PSG-së ka shkarkuar zyrtarisht Tomas Tuhelin. Trajnerit i është treguar dera nga drejtori sportiv, Leonardo, pavarësisht se të mërkurën në mbrëmje, kampionët në fuqi të Francës dhe nënkampionët e Europës kishin fituar 4- 0 përballë Strasburgut. Mesa duket, vendi i dytë në kampionatin e sivjetshëm, ndonëse 1 pikë larg dyshes Lilë-Lion, nuk u ka pëlqyer krerëve parisienë, por ndoshta më shumë ky shkarkim lidhet me një intervistë me tone të ashpra të Tuhelit për “Sport 1”, pak ditë më parë, e cila ka vulosur divorcin mes palëve.

Në të njëjtën kohë, PSG-ja pritet të zyrtarizojë brenda ditës së sotme edhe trajnerin e saj të ardhshëm, por në mënyrë surprizë ai nuk është ish-juventini Masimiliano Alegri, por Mauricio Poçetino. Ish-trajneri i Totenhemit dje ka pasur një ditë të gjatë në Paris, së bashku me avokatët dhe menaxherin e tij, për të studiuar kontratën dhe firma pritet që të mbërrijë brenda mesditës së sotme.

Tuhel pret Dortmundin – Ndërkohë, duke u rikthyer te Tuhel, sigurisht që ai pret të marrë paratë që i takojnë nga kontrata e prishur nga PSG-ja, por në të njëjtën kohë mund ta gjejë shumë shpejt skuadrën e ardhshme. Madje, do të bëhej fjalë për një rikthim të bujshëm te Borusia e Dortmundit. Verdhezinjtë e Bundesligës ia kanë lënë drejtimin e skuadrës në 10 ditët e fundit kroatit Edin Terziç, pas shkarkimit të francezit Lysien Favre.

Dhe duke parë se tashmë Tomas Tuhel është një trajner i lirë, vetëm bosi i Dortmundit, Hans-Joakim Vacke nuk e fshehu se Tuhel do të ishte i mirëpritur në Dortmund. “Ai e njeh shumë mirë Gjermaninë. Dortmund është shtëpia e tij. Ndaj nëse kërkon të rikthehet një ditë do të ishte diçka e mirë për klubin dhe skuadrën të cilën ai i njeh mjaft mirë”, u shpreh Vacke.

Related posts

U NDËSHKUAN ME KARTON TË KUQ NË SFIDËN NDAJ JUVENTUS/ Gjykatësi Sportiv jep verdiktin për dy lojtarët e Inter, ja vendimet…

Delo.autor

ZYRTARE/ “Divorcohen” në ditën e Shën Valentinit, ylli i Kombëtares largohet nga skuadra kroate

Delo.autor

“Mister 80 mln euro” zbarkon në Torino, çmenden tifozët e Juventusit

Sadik.Autor

Leave a Comment