Basketball Futboll Sport Të tjera

VDEKJA TRAGJIKE E KOBE BRYANT/ Zbulohen detaje: Helikopteri nuk kishte licencë për…

Kompania që kishte në pronësi helikopterin me të cilin po udhëtonte legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, vajzën e tij dhe shtatë persona të tjerë, kur u rrëzua duke u marrë jetën të gjithë personave në bord, nuk kishte licencë për të fluturuar në kushte mjegulle.

BBC thotë se Island Express Helicopters ishte e kufizuar në fluturime vetëm në rastet kur piloti kishte pamje të qartë. Piloti vetë kishte një certifikatë federale për të fluturuar mjetin bazuar te instrumentet në bord. Megjithatë, ekspertët thonë se ai kishte pak eksperiencë në këtë drejtim, dhe kjo vinte për shkak të kufizimeve që diktonte licenca e kompanisë.

Shkaku i rrëzimit prej kushteve të motit po hetohet akoma si arsyeja kryesore e tragjedisë. Por të dhënat që po dalin në dritë së fundi gjithmonë e më shumë bëjnë të mendohet se fatkeqësia mund të ketë qenë pasojë e gabimeve të pilotit. Keith Holloway, zëdhënës i Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit në SHBA thotë se piloti, Ara Zobayan, nuk kishte eksperiencë me retë dhe mjegullën.

Ai nuk e artikuloi qartë, por kuptohet se në kushte të tilla, Zobayan nuk duhet të kishte fluturuar.

Related posts

“QEVERIA ITALIANE NUK E MBYLL DOT KAMPIONATIN”/ Igli Tare në kundërsulm: Lojtarët janë gati, të dielën festuan të gjithë…

Delo.autor

ISHTE KAPITEN TEK ARSENAL NË MIQËSORE/ Por shikoni çfarë bën Mustafi me shiritin (FOTO)

Delo.autor

REALI APO JUVENTUSI? Kjo është përgjigja BEFASUESE që jep RONALDO

Isa.Autor

Leave a Comment