Futboll Seria A Sport

MERKATO E JANARIT/ Milan kërkon të rinovojë kontratën, agjenti Raiola i vështirëson punën për Donnarumman

Milani është ekipi i vetëm në Europë që nuk ka asnjë humbje, të pakten në 5 ligat më të rëndësishme të kontinentit të vjetër. “Djalli” po punon që të rinovojë kontratën me liderin dhe kapitenin Gianluigi Donnarumma.

Portieri ende nuk ka hedhur firmën në kontratë dhe duket se negociatat do të jenë të vështira. “Gardiani i portës” do të mbetet në “San Siro”, por pas vetes ka dhe një agjent si Mino Raiola.

Bisedimet me Raiolan mbeten gjithmonë të komplikuara dhe të vështira. Ai ka dhe Zlatan Ibrahimovicin, Romagniolin dhe vëllain e Donnarummas që duhet të sistemohen. Shtatlarti ka oferta shumë të mira ekonomike dhe nuk përjashtohet mundësia se mund të tundohet.

Related posts

NGA GABIMI I PROTOKOLLIT TEK COVID-19/ Roma “rizbulon” një armë të fortë

Delo.autor

TIRANËS NUK I PËLQEN FUSHA E KAMZËS/ Kryendeshja me Teutën spostohet në qytetin liqenor

Delo.autor

Europa League/ Atletico shënon gol ndaj Marsielles

Sadik.Autor

Leave a Comment