Futboll Sport

BËRI “VAR” ME TELEFON/ Shikoni çfarë i ndodh kapitenit të skuadrës së njohur turke… (VIDEO)

Një situatë e paprecedentë u regjistrua në ndeshjen e kampionatit turk mes Beshiktashit dhe Sivasporit.

Kapiteni i Sivasportit, Hakan Arslan, u ndëshkua me karton të kuq në fundin e pjesës së parë, teksa bëri një veprim të rrallë.

Fillimisht, Arslan u ndëshkuar me karton të verdhë për një protestë ndaj një vendimi të gjyqtarit në fillim të takimit, teksa pretendoi se goli i parë i vendasve duhej anuluar, pasi topi e kishte kaluar vijën anësore.

Më pas, kapiteni i Sivasporit shkoi e mori telefonin e tij, për t’i treguar gjyqtarit se kishte gabuar në atë vendim.

Gjyqtari nuk e toleroi këtë veprim të futbollistit dhe e ndëshkoi menjëherë me kartonin e dytë të verdhë, duke e përjashtuar nga takimi. Skuadra e tij u mposht me rezulatin 3-0 nga Beshiktashi.

Related posts

TËRMETI TRAGJIK/ Lojtarët e Kukësit kërkojnë të solidarizohen, por rrogat i pengojnë

Delo.autor

Rudi Garcia: Do të ha çokollatë, gjatë kohës që luajmë për historinë…

Sadik.Autor

SHËNOI NJË GOL SPEKTAKOLAR NDAJ MALLORCAS/ Suarez zbulon: Ju tregoj sekretin

Delo.autor

Leave a Comment