Futboll Ligue 1 Sport

TASHMË ËSHTË ZYRTARE/ PSG-ja pranon shkarkimin e trajneri Tuchel pas 6 ditësh

Kampionia e Francës, PSG-ja, konfirmoi zyrtarisht pas 5 ditësh shkarkimin e teknikut gjerman Tomas Tuhel. Në një komunikatë për shtyp, nënkampionët e Europës konfirmuan mbylljen e kontratës me 47-vjeçarin.

Shkarkimi i tij u konfirmua paraditen e 24 dhjetorit, disa orë pas ndeshjes së kampionatit francez me Strasburgun, e fituar nga parizienët 4-0. Sot, në kanale zyrtare, PSG-ja pranoi mbylljen e bashkëpunimit me ish-trajnerin e Borusia Dortmundit.

Tashmë, pritet të merret vendimi për trajnerin e ri. Favorit shikohet ish-trajneri i Totenhemit Mauricio Poçetino.

Tuhel u shkarkua pas kritikave që bëri ndaj klubit në një media gjermane për politikat e ndjekura në ndërtimin e skuadrës me superyje dhe pamundësinë e të ushtruarit të profesionit të tij. Drejtori i klubit Leonardi i komunikoi gjermanit shkarkimin pas ndeshjes së Ligës 1.

Related posts

Trajneri Southgate edhe në “Katar 2022” , me Belgjikën pritet formacioni klasik

Isa.Autor

Paralajmërim për sulm terrorist në Kupën e Botës, zbuloni kombëtaren që rrezikon

Sadik.Autor

REALIZOI DOPIETË NDAJ INTER ESCALDES/ Sulmuesi Plaku: Rasti në fund mund të hidhte poshtë gjithçka…

Delo.autor

Leave a Comment