Futboll Shqipëri Sport

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta në moshë të re bashkëpuntori i FSHF-së

Është ndarë nga jeta në moshë tepër të re, një ndër bashkëpuntorët e vyer të FSHF-së, Florian Shkreta.

Lajmi i trishtë është konfirmuar, nga presidenti Armand Duka, i cili nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, i ka shprehur ngushëllime familjes, për këtë humbje të madhe. Shkreta punonte prej disa vitesh me futbollin e fëmijëve në projektin Grow për Zyrën Rajonale të FSHF në Tiranë.

“Shumë i pikëlluar për lajmin e ndarjes nga jeta të Florian Shkretës. Flori ishte një nga bashkëpunëtorët më të vyer të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe punonte prej disa vitesh me futbollin e fëmijëve në projektin Grow për Zyrën Rajonale të FSHF në Tiranë.

Një njeri i përkushtuar, serioz në punë e që ka dhënë një kontribut të çmuar për fëmijët, të cilët ai i donte aq shumë. Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura në këto çaste. Largimi i tij i parakohshëm nga jeta na ka trishtuar shumë.

Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shkreta dhe të afërmve të tij. Familja jonë e futbollit do ta kujtojë gjithmonë me respekt e nderim Florianin.

Qoftë i paharruar kujtimi yt”, shkruan Duka në “Facebook”.

Related posts

Partizani mposht dhe parakalon Luftëtarin. Skënderbeu bën detyrën ndaj Lushnjës

Q.Autor

MURINJO RIGJEN JUVENTUSIN/ Nga “Zero Tituli” tek akuzat arbitrale, Zhoze ndez gjithmonë “xixa”

Delo.autor

Paratë i keni në zarf, merrini nëse jeni të zotë, lojtarët e Kamzës humbën 8 mijë euro premio

Q.Autor

Leave a Comment