Futboll Sport

ZBARDHET KALENDARI ITALIAN/ Gjithë futbollistët do të vaksinohen, të jetë me detyrim

Në vendet e mëdha në mbarë botën ka nisur vaksinimi i popullatës për Covid-19 dhe tashmë ky hap merr një tjetër nivel. Nga Italia mësohet se po diskutohet vaksinimi i të gjithë futbollistëve dhe pjesëtarëve të stafit.

Këtë lajm e konfirmon anëtari i Komisionit Mjekësor në Federatën Italiane, Francesco Braconaro. Ai shprehet se futbollistët dhe stafet duhet të vaksinohen dhe argumenton se duhet të jetë e detyrueshme. Braconaro shprehet se kjo çështje nuk është adresuar ende në Komision.

“Vaksinimi i të gjithë futbollistëve profesionistë është hipotezë, që duhet vlerësuar. Meqenëse ky është problem i shëndetit publik në përgjithësi dhe të jesh një komunitet i vogël në futboll, vaksinimi i disa apo dhe të gjithëve bëhet i dobishëm.

Unë do ta bëja vaksinën të detyrueshme, duke parë se çfarë kemi kaluar në këto dhjetë muaj. Çështja e vaksinave nuk është adresuar ende në Komision, por mendoj se mund të jetë gjë e mirë të vaksinohen të gjithë futbollistët profesionistë”, u shpreh Braconaro.

Related posts

BARAZIMI NË NDESHJEN APOLONIA-BYLIS/ Mungon penalltia për ballshiotët, goli është i dyshimtë (VIDEO)

Delo.autor

ISH-KAMPIONI I BOTËS KËRKON RIKTHIMIN NË FRON/ Joshua ngre zërin: Atij do t’ia fshij një herë e mirë emrin

Delo.autor

DY SHQIPTARËT PËRMBYSIN SLAVEN BELUPO/ Goli i Uzunit dhe perla nga Çokaj dërgojnë Lokomotivën në finale (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment