Futboll Seria A Sport

BARCELONA PËRJETON MAKTHE/ Eibar i merr pikë në “Camp Nou” por humbasin edhe Coutinho (VIDEO)

Pa Messin në fushë, Barcelona zhgënjen duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1 përballë Eibar. Blaugranët mbyllin një vit të errët, nga më të vështirët në vitet e fundit, pas 15 ndeshjeve e shohin veten në vendin e 6-të në kuotën e 25 pikëve, 7 më pak se Atletico Madrid kryesuese por ekipi i Simeone ka dy ndeshje më pak. Në “Camp Nou” gjithçka nisi keq teksa Braithwaite humbi një 11-metërsh që në minutën e 8-të. Në të 25-tën sistemi VAR i anuloi një gol për pozicion jashtë sulmuesi danez duke bërë që dy ekipet ti drejtoheshin dhomave të zhveshjes në barazim pa gola. Me fillimin e pjesës së dytë, Kike kaloi Eibar në avantazh në minutën e 67-të ndërsa dhjetë minuta më pas ishte Dembele që barazoi rezultatin në 1-1.

Barcelona humbi jo vetëm dy pikët në këtë takim por edhe shërbimet e Philippe Coutinho. Sulmuesi brazilian u largua nga fusha i dëmtuar në minutën e 66-të dhe sipas mediave spanjolle bëhet fjalë për një dëmtim të meniskut të jashtëm në gjurin e majtë. Nëse ky dëmtim konfirmohet edhe nga rezonanca magnetike, Coutinho pritet ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Ky është dëmtimi i dytë për brazilianin brenda një harku kohorë të shkurtër, pak kohë më parë pësoi një dëmtim të ngjashëm gjatë “El Clasico” kundër Real Madrid.

Related posts

NDARJA NGA ILARY BLASI? Legjenda Totti zbulon gjithçka: Jam lodhur duke e…

Delo.autor

Fitore në frymën e fundit/ Shtubina nderon LAÇIN dhe mund KAMZËN

Isa.Autor

LIVE/ Valencia-Arsenal, Aubameyang barazon shifrat për “Topçinjtë”

Delo.autor

Leave a Comment