Futboll Premier League Sport

PËRHAPJA E COVID-19/ Premierliga rrezikon të ndërpritet për dy javë

Futbolli anglezi është duke i bërë gati planet për një pushim të detyruar dyjavor, për shkak të rrezikut nga pandemia, duke e parë rritjen e vazhdueshme të numrit të rasteve me COVID-19 në klubet e Premierligës.

Ky zhvillim vjen një ditë pasi ndeshja e Manchester City në “Goodison Park”, me Evertonin u shty pasi ekipi i Pep Guardiolas i konfirmoi pesë raste me koronavirus në rundin e fundit të testimit. Ishte hera e dytë që një ndeshje shtyhej këtë dimër, pas takimit të Newcastle United me Aston Villa në nëntor. Por, gjithashtu skuadra e Sheffield United ka problemet e veta edhe në këtë pikë, duke pasur një numër të madh rastesh pozitive brenda skuadrës, megjithëse të infektuarit u izoluan menjëherë dhe ekipi ishte në gjendje të luante kundër Burnley të martën në mbrëmje.

Raportimet nga mediat në Angli theksojnë se klubet po studiojnë mundësinë e një ndërprerje të gjatë dimërore prej rreth dy javësh për të lejuar secilin klub të kontrollojë protokollet e tyre të mbrojtjes ndaj virusit. Kompleksi stërvitor i Manchester City është mbyllur për një periudhë të pacaktuar pasi ata kanë qenë klubi i ndikuar më keq nga kjo shpërthim i fundit.

Related posts

PAS ELIMINIMIT NGA “EURO 2020″/ Joachim Low e mbyll me Gjermaninë pas 15 vitesh, ja statistikat…

Delo.autor

BESOJENI/ MESSI bën formacionin te Barcelona, ja lojtarët që RREZIKOJNË

Isa.Autor

BOTËRORI 2022/ Belgjika mposht përmbysje të “ÇMENDUR” Estoninë dhe kaulifikohet në fazën tjetër

Delo.autor

Leave a Comment