Futboll Sport

“KISHA MENDUAR NJË FUND NDRYSHE,POR…”/ Futbollisti 27-vjeçar jep “divorcin” me klubin: Nuk e kam tradhtuar dhe shitur as në mendime

Zhvillime në merkato edhe në Kategorinë e Dytë. Futbollisti i Maliqit, Fransi Çaushllari ka njoftuar “divorcin” me klubin e tij të zemrës, nëpërmjet një postimi emocionues në faqen e “Facebook”-ut.

27-vjeçari shkruan se kishte menduar një fund ndryshe, por sipas tij jeta sjell gjithmonë të papritura. Çaushllari i uron suksese maliqarve të drejtuar nga Egli Malësija, të cilët e mbyllën këtë vit kalendarik, në vendin e parë së bashku me Labërinë dhe Butrintitn.

POSTIMI I FRANSI ÇAUSHLLARIT:

Miq ,Shok dhe dashamires te ekipit tone te zemres . Desha tju bej me dije se nuk do te jem me pjese e EKIPIT TE MALIQIT. Dashurin per kete ekip e kam treguar jo me fjale por me vepra, dhe ndihem krenar per ate ca kam dhen per kete ekip ne keto vite , ekip qe nuk e kam tradhetuar dhe shitur as ne mendime. Kam derdhur lot gezimi dhe lot hidherimi per ty Ekipi im i ZEMRES! Kisha menduar nje fund ndryshe por jeta sjell gjithmon te pa pritura! Gjithsesi cdo gje qe ka ndodhur me ka forcuar me shum si njeri dhe ELHAMDULILAH po me afron me shum me Zotin ! Uroj te te shikoj sa me lart ekipi im i zemres , pac mbas vetes gjithmon njerez qe te duan per ate qe je , dhe jo per ate qe mund te perfitojne

Mbas teje . Nuk po flas me teper sec me takon , kshu qe i FAlenderoj te gjith nga i pari tek i fundit per cdo gje qe kemi kaluar bashk . SUKSESE SHUME !

Related posts

FOTO/ Ende nuk është bërë zyrtare, por Sanchez tashmë e ka veshur fanellën e United

Q.Autor

PAS 3 SEZONESH ME INTER/ Joao Mario nis aventurën e re tek klubi turk…

Delo.autor

HIDHET SHORTI I 1/8 TË “FA CUP”/ Do të kemi një përballje gjigantësh, ja kur do të luhen ndeshjet

Delo.autor

Leave a Comment