Futboll Seria A Sport

MILAN NIS STËRVITJEN/ Pioli merr lajmin e mirë dhe atë negativ. Situata e Ibrahimovic, Bennacer dhe Kjaer…

Milani ka rinisur stërvitjet por grupi duket ende jo i plotë, shkak mungesat e shumta për pasojë e dëmtimeve.

Sot ka pasur teste instrumentale te Milani. Zlatan Ibrahimovic bëri një kontroll rezonance dhe gjithçka po shkon mirë.

Në ditët e ardhshme, suedezi do të përfundojë punën e rehabilitimit.

Bennacer gjithashtu iu nënshtrua një ekzaminimi dhe rikuperimi po ecën mirë dhe pa komplikime. Një rivlerësim klinik pritet për 7 ditë.

Sakaq, lajmi i mirë është rikthimi i Simon Kjaer në stërvitje dhe gati për Benevento-Milan. Saelemaekers mund të mungojë ndaj Benevento, pasi pas 7 ditësh ka kontroll për një dëmtim ndaj Lazios. Edhe Castillejo punon i veçuar.

Related posts

“Asensio nuk është i lumtur, klubi i ka premtuar se është i rëndësishëm në projektin e Pochettinos”

Q.Autor

Formula 1/ Red Bull i pakapshëm në Azerbajxhan, Vettel shumë larg pritshmërive

Sadik.Autor

DERBIN E TAULANTËVE E FITON XHAKA/ Grezda sërish jashtë, dështim deri tani në Skoci

Isa.Autor

Leave a Comment