Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ EINTRACHT/ Spalletti buzëqesh më në fund, ja kush rikthehet në stërvitje…

Keita Balde është rikthyer të stërvitet me grupin dhe ka filluar të ketë kontaktin me topin. Senegalezi ishte në momentin e tij më të mirë që kur u transferua te Inter, pasi arriti të shënojë tre gola, mirëpo një dëmtim në kofshë gjatë një stërvitje e ka lënë atë jashtë për dy muaj.

Sulmuesi 23-vjeçar pritet që të fillojë të stërvitet rregullisht në ditët në vijim dhe do jetë gati për të zbritur në fushë për ndeshjen kundër Spal, e programuar më 10 mars, si dhe për ndeshjen e kthimit ndaj Eintracht Frankfurt në Europa League.

Ndërkohë Spalletti për transferuat në Cagliari e në Eintracht duhet të bëjë llogaritë vetëm me Lautaron në majë të sulmit dhe Perisic e Politano, alternativë mbetet Candreva.

Bashkë me afrikanin është stërvitur edhe Mauro Icardi, i cili ankohet për një dhimbje në gju, por rikthimi në fushë i kapitenit nuk është ende i qartë sepse çështja e tij është përtej një dëmtimi.

Related posts

BUFFON NË TELASHE/ Federata Italiane merr në dorë çështjen e vitit të kaluar. Ja për çfarë akuzohet veterani…

Delo.autor

SUPERKUPA E SPANJËS/ Goli i parë sezonal, Isco ndëshkon Valencian (VIDEO)

Delo.autor

Milan hidhet në sulm, Mirabelli gjen zëvendësuesin e Kessie

Sadik.Autor

Leave a Comment