Futboll Seria A Sport

“NDJESI MAGJIKE KUR HYRA PËR HERË TË PARË NË MILANELO”/ Trajneri Pioli: Karrierë si Ferguson? Jam me fat dhe…

Trajneri i Milanit Stefano Pioli po jeton ndoshta momentin më të mirë të karrierës së tij në stolin e “Djallit”. Në një intervistë të fundit për “Corriere dello Sport”, tekniku italian tregoi se Milanelo i ofron një ndjesi magjike. I pyetur nëse mund të ketë të ardhme si ish-tekniku legjendar i Mançester Junajtid, Sër Aleks Ferguson, Pioli theksoi se dëshiron të jetojë me çdo gjë që i ofron e tashmja.

“Herën e parë që kam hyrë në Milanelo, kam ndjerë diçka magjike, një energji unike. E di që jam me fat dhe do të bëj gjithçka për të vazhduar të meritojë këtë fat. E ardhme si Sër Aleks Ferguson? Siç e thotë kënga, e gjithë jeta është këtu. Jetoj në të tashmen, një e tashme e bukur”, shprehet Pioli.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Liverpool-Southampton. Rezultati 4-0

Delo.autor

Italia cakton dy ndeshje miqësore

Sadik.Autor

U TËRHOQ NGA SPORTI 3 MUAJ MË PARË/ Khabib: Rikthehem në kafaz për këtë shumë, por jo kundër McGregor

Delo.autor

Leave a Comment