Futboll Kategoria Superiore Sport

“DUA QË TIRANA DHE PRISHTINA TË DALIN KAMPION”/ Portieri Bekaj: Ju tregoj ndeshjen e veçantë dhe dëshirat

Visar Bekaj ka rezultuar deri tani një nga blerjet më të goditura të Tiranës në merkato. Ish-gardiani i Prishtinës ka qenë vendimtar me pritjet e tij, duke bindur plotësit. Gardiani prishtinali ka dhënë së fundmi një deklarat për mediat kosovare, në lidhje me aventurën e tij në kryeqytetin shqiptar, duke u shprehur:

“Të them të drejtën ka qenë një vit jo i mirë për të gjithë. Personalisht kam arritur të fitoj Kupën e Kosovës me Prishtinën, ka shkuar shumë mirë. Pastaj jam transferuar te Tirana, ku më ka ecur shumë mire. Jam ambientuar, më kanë pritur shumë mirë dhe kam shkuar nga një kryeqytet në tjetrin kryeqytet shqiptar. Duke filluar nga kryesia e klubit, lojtarët dhe tifozët, më kanë përkrahur dhe pritur shumë mirë.

Ndeshja më e mirë në Superiore? Do ta veçoja ndeshjen me Laçin, pasi kam pritur një penallti që ka qenë ndoshta vendimtare. Aty fituam minimalisht. Jam i kënaqur që morëm tri pikë nga ajo sfidë. Gjithmonë e ndjek Superligën e Kosovës. Prishtina ka pasur një krizë të rezultateve, por më pas filloi ta marrë veten. Trajneri Zekerija Ramadani ka nisur të kapë lojën e tij.

Dihet që është një trajner shumë i mirë, është trajner që ka trofe. Besoj që sezonin e dytë do të jenë edhe më mirë dhe besoj që do të dalin kampion. Shpresoj që ky vit të jetë shumë i mirë. Dua që të dalin kampion Tirana dhe Prishtina”, u shpreh Bekaj.

Related posts

Trajneri bën lëvizjen e fundit, ja si ndryshon formacioni i Argjentinës

Sadik.Autor

SULMUESI KARIKARI/ Edi Rama: Duhet t’i qajmë hallin Shakos sepse…

Delo.autor

BOTËRORI/ Përmbysje dhe spektakël, Kroacia mposht Kanadanë dhe ngjitet në vendin e parë në grup

F.autor

Leave a Comment