Futboll La Liga Sport

ZGJEDHJET TEK BARCELONA/ Kandidati për president: “Jashtëtokësorit” nuk mund t’ia paguajmë rrogën, por…

Kandidati për presidencën e Barcelona-s, Emili Rousoud, ka dhënë një intervistë të gjatë për Sport.

Përveç projekteve për ta kthyer Barçën në majë, ai ka folur natyrisht edhe për të ardhmen e Lionel Messi-t.

“Messi-t do t’i flisja me ndershmëri. Do t’i thoja ‘Leo nuk kemi para për të të garantuar një rrogë të tillë në këtë moment”, ka shpjeguar kandidati.

“Njëkohësisht do t’i shpjegoja projektin dhe qëllimin tonë për ta rrethuar me talente të rinj. Me Messi-n nuk është një çështje parash, nuk ka qenë kurrë”.

“Gjithsesi, në avantazhin tonë kemi Minguella-sn, njeriun që e ka sjellë këtu te Barcelona kur ishte i vogël. Objektivi është ai që t’i bëjmë të gjithë të dashurohen përsëri me Barcelona-n”.

Related posts

“Nuk kemi para për 22 lojtarë të nivelit të lartë”

Q.Autor

CHAMPIONS/ MESSI “fundos” Tottenham, INTERI fiton me përmbysje ndaj PSV

Isa.Autor

NUK ËSHTË NË PLANET E SPALLETTIT/ Klubi spanjoll kërkon të huazojë Joao MARION

Isa.Autor

Leave a Comment