Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA BELGJIKA/ Mesfushori De Bruyne refuzon të rinovojë me Manchester City, ja arsyeja…

Sipas shtypit belg të kësaj të hëne, Kevin de Bruyne ka refuzuar një ofertë të parë për ta zgjatur kontratën e propozuar nga Manchester City. HLN shpjegon se mesfushori 29-vjeçar i konsideron kushtet në tavolinë të pamjaftueshme dhe ka thënë “jo”.

De Bruyne, i cili është i përkushtuar ndaj klubit të “qytetarëve” deri në qershor 2023, pret një shpërblim më të madh për punën e tij. Negociatat, për këtë arsye, vlerësohet se mund të zgjasin me kohë. Duhet të mbahet mend se ylli belg, i cili shkëlqeu në fitoren kundër Chelsea, kohët e fundit ndryshoi agjent dhe nuk menaxhohet më nga Patrick de Koster. Paga e tij vjetore është 18 milionë euro.

Qëllimi i Manchester City nuk është askush tjetër, veçse të mbajë atë që konsiderohet lojtari më i mirë në Premier League, deri të paktën 34 vjeç, duke i ofruar një kontratë 5-vjeçare.

Related posts

Vasilyev: Mbappe zgjodhi PSG-në para Real Madridit, ne ishim kundër por…

Q.Autor

INTER-SHAKHTAR/ Conte me “artileri të rëndë” në këtë ndeshje për të siguruar biletën (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

INTER NDRYSHON “LËKURË”/ Ja fanellat e reja të “Zikaltërve” për sezonin e ardhshëm… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment