Futboll Kategoria Superiore Sport

PA TRAJNER DHE LOJTARË DREJT LARGIMIT/ Ja situata tek Skënderbeu pas vendimit të “CAS”

Prishen të gjitha planet e drejtuesve të klubit për të ndërtuar një Skënderbe të madh nëse KAS do të rrëzonte vendimin e UEFA-s. Presidenti Ardjan Takaj kishte menduar të rikthente në pankinë Ilir Dajën.

Pakti që ai kishte bërë me drejtuesit e klubit korçar për të qenë trajner i korçarëve nëse KAS rrëzonte vendimin e UEFA-s, tashmë ka rënë. Pas largimit të Orges Shehit, drejtuesit lanë gjithçka pezull, pikërisht prej vendimit të KASit. Merkatoja u bllokua, edhe pse klubi kishte arritur disa marrëveshje në parim me lojtarë të ndryshëm. Me lënien në fuqi të vendimit, situata ndryshon.

Te korçarët mbizotëron frika për vazhdimësinë, në një kohë që klubi nuk ka ende një plan konkret për të ardhmen. Mësohet se zyrtarisht janë vetëm 12 lojtarë nën kontratë të mbetur nga sezoni i kaluar, pikërisht Mario Dajsinani, Kaba Sambou, Jorgo Pëllumbi, Leonit Abazi, Enes Isufi, Bruno Dita, Uerdi Mara, Shqiprim Taipi, Nazmi Gripshi, Dejvi Bregu, Oto Xhon dhe Blerim Krasniqi. Ndërkohë, në ditët e ardhshme pritet që të ketë një vendim për Dejvi Bregun, i cili do të jetë lojtari i parë që klubi do të shesë për të arkëtuar një shumë të konsiderueshme. Me dënimin e klubit, edhe vlera e lojtarëve në treg bie.

Related posts

SFIDA NDAJ TEUTËS/ Tirana me dy mungesa në sfidën ndaj kampionëve, ja emrat…

Delo.autor

“DO TË BËJ GJITHÇKA PËR TË NDIHMUAR…”/ Balotelli është gati për avanturën e re, bën premtimin e madh

Delo.autor

“SINDROMA NEYMAR”/ Ky është SIMULIMI më i turpshëm i të gjitha kohërave…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment