Futboll Sport

PA EKIP QË KUR U SHKARKUA NGA INTER/ Trajneri Spalletti afër kombëtares së madhe, sfidon mikun e tij italian

Një prapaskenë e bujshme “kërcen” nga Kili: Luciano Spalletti, nën kontratë me Inter deri në qershorin e ardhshëm, së shpejti mund të ulet në një stol të ri.

Në fakt, thashethemet nga Amerika e Jugut përfshijnë Spallettin si trajnerin e ardhshëm të ekipit kombëtar “Roja”.

Ish-trajneri i Interit do të zërë vendin e Reinaldo Rueda, i gatshëm të largohet për të marrë trashëgiminë e Carlos Queiroz në krye të Kolumbisë.

Federata Kiliane e Futbollit po vlerëson një seri profilesh, disa prej të cilave vijnë nga Italia dhe midis tyre ekziston edhe emri i Spalletti, pa ekip që nga vera e vitit 2019, kur ai u shkarkua nga Interi për t’i lënë vend Antonio Contes.

1roma_bologna-spalletti-donadoni 274018 | Pagine Romaniste

Një profil i prestigjit të madh për ekipin kombëtar në të cilin luajnë Vidal dhe Sanchez, por mbi të cilin mbeten disa dyshime në lidhje me akordin, duke marrë parasysh se te Interi fiton 4.5 milion euro neto.

Sidoqoftë, trajneri nga Certaldo nuk është i vetmi italian që është afruar te stoli i Kilit: si alternativë, gjithashtu mendohet për Roberto Donadoni, pa ekip nga vera e kaluar pas përfundimit të aventurës kineze me Shenzen FC.

Related posts

Valverde tregon sa e komplikuar është ta fitosh titullin në Spanjë

Sadik.Autor

ZBULON PËR ZAKONIN E TIJ TË FAMSHËM/ Sarri e “bën blozë”: Pi 60 cigare në ditë…

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Skënderbeu-Vllaznia. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment