Futboll Seria A Sport

INTER KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Zbulohen dy emrat në listën e Contes për merkaton, por fillimisht duhet të largohen…

Inter nuk ndalet as në vitin e ri, duke i shtuar fitoren e tetë radhazi serisë pozitive, që i kujton zikaltërve vitin e “tripletës”, por edhe atë të titullit të fituar me Roberto Mançini në pankinë. Pikërisht, kjo ecuri, por edhe triumfi 6-2 kundër Krotones në sfidën e parë për 2021 konfirmon skuadrën e Antonio Kontes favorite në këtë edicion të Serisë A.

Ekipi i plotë dhe fakti që nuk luan në Europë si rivalët e tjerë kryesorë i rrisin ndjeshëm kuotat e interistëve, që mund të shpëtojnë sezonin vetëm duke fituar titullin kampion.

Këtë e di mirë Konte, por edhe drejtuesit e klubit që kërkojnë të vendosin në dispozicion të teknikut të tjerë futbollistë për të përmbushur me sukses misionin e vështirë. Emrat që qarkullojnë në merkato janë të shumtë, por në krye të listës së Interit janë Rodrigo De Pol dhe Papu Gomez. Për të arritur te dy argjentinasit, zikaltërit duhet që në fillim të lirohen nga Eriksen dhe Vesino.

Merkato e dimrit ka nisur zyrtarisht sot dhe deri në fundin saj ka kohë. Për momentin, tek Inter duhet të shqetësohen për Romelu Lukaku. Sulmuesi doli i dëmtuar nga ndeshja kundër Krotone dhe për t;u mësuar mbetet koha që do t’i duhet për t’u rikuperuar.

Related posts

ZYRTARE/ Vendim surprizë! U transferua në merkaton e verës, ish-kapitenit të Interit i ndërpresin kontratën dhe mbetet pa ekip

F.autor

TIRANA-DINAMO/ “Bardheblutë” synojnë fitoren për të thelluar diferencën me rivalët (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

(FOTO) Milan-Lazio/ Publikohen formacionet zyrtare, Strakosha titullar

Q.Autor

Leave a Comment