Bundesliga Futboll Sport

“AI ËSHTË I JASHTËZAKONSHËM”/ Rummenigge: Falë Lewandowski-t kemi fituar gjithçka, por Ronaldo…

Drejtuesi i Bayern Munich, Karl Heinze Rummenigge, ka qenë i ftuar në emisionin e Mediaset Tiki Taka.

Duke folur për Cristiano Ronaldo-n dhe Robert Lewandowski-n, në lidhje me titullin e lojtarit më të fortë të shekullit të fituar nga CR7, ai ka thënë:

“Ne jemi shumë të kënaqur me Lewandowski-n. Në 2020-ën na ka bërë të fitojmë pesë tituj mes të cilëve trofeun më të rëndësishëm në botë: Champions League”.

“Robert është i jashtëzakonshëm, në Lisbonë ka qarë pas finales së fituar sepse kishte realizuar ëndrrën e tij. Por mendoj se Cristiano e ka fituar me meritë çmimin si futbollisti më i mirë i shekullit të fundit sepse ka bërë dhjetë vite në një mënyrë të jashtëzakonshme dhe akoma sot tek Juventus po luan shumë mirë”.

Related posts

“STRAKOSHA DO TË RIKTHEHET TITULLAR TEK LAZIO”/ Asistenti i Rejës kritikon: Çështja e portierit duhet të jetë e zgjidhur

Delo.autor

“NDIKIMI I TRAJNERIT SARRI TEK EKIPI I FORTË”/ Flet Nedved: Për De Ligt ishtë një “luftë” për të…

Delo.autor

Pas eliminimit nga Botërori, futbollisti aksidenton me makinë një person për vdekje

Sadik.Autor

Leave a Comment