Futboll Seria A Sport

ULJA NË STOL E “PËRBINDËSHIT” RONALDO NDAJ LAZIO-S/ Trajneri Pirlo: Kemi rënë dakord që të bëjë pak pushim

Sulmuesit portugez nuk i pëlqeu vendimi i Pirlos për ta lënë pushim, duke ditur edhe rëndësinë e ndeshjes ndaj Lacios.

Vendimi i trajnerit Pirlo erdhi si pasoje e një kalendari të ngjeshur ndeshjesh dhe lodhjes së madhe fizike duke ulur në stol portugezin për ta pasur atë të freskët në ndeshjes kundër Portos në Champions. Dolën thashetheme për një problem fizik por asgjë nuk ishte e vërtetë përveç lodhjes fizike që portugezi ka ndjerë ndeshjet e fundit.

“Ai ishte i gatshëm, por pas kalendarit të ngjeshur, trajneri, në marrëveshje me lojtarin, zgjodhi strategjinë më të mirë” shpjegoi drejtori teknik, Fabio Paratiçi.  Teksa për këtë çështje foli edhe trajneri Andre Pirlo: “Ne kemi arritur një marrëveshje me Kristianon këtë javë sepse ai kishte ardhur nga shumë ndeshje radhazi dhe duhej të pushonte”.

Kjo ishte hera e tretë për këtë sezon, që CR7 qëndronte në stol pas ndeshjeve kundër Specias ku ishte i infektuar me Covid-19 dhe Xhenoas në Kupën e Italisë.

Related posts

DESCHAMPS NUK LEJON FRANCEZËT QË TË BËJNË SEKS/ Ylli Griezmann: E kemi shumë të vështirë

Delo.autor

SPEKTAKLI I MARCELO/ Stopim me thembër dhe gol 50 metra distancë, në ballkon (VIDEO)

Delo.autor

PSG NË QENDËR TË KRITIKAVE/ Shtypi francez fundos Messi-n me shokë: shpëton vetëm njëri nga pesëshja e artë

Delo.autor

Leave a Comment