Futboll Seria A Sport

E FUNDIT/ Juventus humbet një tjetër titullar për sfidën ndaj Milan, rezulton pozitiv me COVID-19…

Pas Aleks Sandros, Juventusi do të bëjë pa shërbimet e Huan Kuadrados në transfertën e vështirë ndaj Milanit.

Kolumbiani është infektuar me koronavirus, siç raporton Juventusi në kanalet e saj zyrtare ku thotë se Kuadrado është asimptomatik dhe është vetë-izoluar nga pjesa e grupit të skuadrës.

“Juventus komunikon se gjatë kontrolleve të kryera të tamponit është vërejtur një lojtar pozitiv me COVID-19, që është Huan Kuadrado. Lojtari është vetë-izoluar dhe ëshëtë asimptomatik.”, përfundon komunikatën Juventusi.

Një mungesë e rëndësishme për bardhezinjtë që përveç Aleks Sandros humbet dhe Kuadradon. Danilo ndodhet i dëmtuar dhe Pirlo do të provojë Kielinin në të majtë të mbrojtjes edhe pse duhet vlerësuar gjendja e tij pas dëmtimit.

Related posts

FORMULA 1/ McLaren dominon testet e para në Bahrein, probleme për Mercedes e Ferrari

Delo.autor

PAS KËSAJ DEKLARATE/ Mbappe është akoma edhe më pranë Realit

Delo.autor

LEGJENDA E MAN UNITEDIT/ Gary Neville kritikon: Ai mendon se Mourinho nuk është trajner i mirë, ndërsa…

Isa.Autor

Leave a Comment