Futboll Sport

OZIL GATI TË LARGOHET NGA ARSENALI/ Mesfushori arrin akordin me klubin e njohur

Mesut Ozil mund të vazhdojë karrierën në Turqi me klubin e Fenerbahçes. Mesfushori i Arsenalit raportohet të ketë arritur akordin me verdheblutë për të luajtur me ta për 3 vite. Mediat në Turqi shkruajnë gjithashtu se ish-futbollisti i Real Madridit ka refuzuar ofertën e klubit amerikan DC United.

Ozil nuk ka luajtur që prej muajit mars të vitit të kaluar, ndërsa trajneri Arteta nuk e ka grumbulluar as për ndeshjet e kampionatit dhe Ligës së Europës. Rënia në formë e tij ka bërë që drejtuesit ta lënë mënjanë mesfushorin turko-gjerman.

Related posts

BARCELONA-ATLETICO MADRID/ I mjaftojnë 8 minuta lojë, Suarez ndëshkon “Katalanasit” (VIDEO)

Delo.autor

Neuer afron rikthimin në fushë, zbulon arsyet e dëmtimit

Sadik.Autor

Bayern nuk di të ndalet, fiton edhe ndaj Leverkusen

Q.Autor