Futboll Sport

Didier Deschamps në deklaratën e fundit: Ja ku frikësohem nga Kroacia…

Një finale për të rihyrë në histori, ashtu si 20 vite më parë kur ishte kapiteni i Francës në Botëror. Didier Deschamps mund të jetë i treti që do të ngrejë lart Kupën e Botës si trajner, pasi e ka bërë atë si lojtar. Si Mario Zagallo në vitet ’58, ’62 dhe ’70 me Brazilin dhe Franz Beckenbauer në vitet ’74 dhe ’90 me Gjermaninë. “Protagonistë, por, janë futbollistët. Kroacia? Kanë më shumë eksperiencë nga ne. Lojtarët e tyre janë të një nivele klubesh që kanë luajtur më shumë finale”.

Deschamps më pas vijoi: “Modriç është mobilizuar dhe ka inteligjencën taktike. Messi dhe Hazard kanë pasur më tepër iniciativa individuale dhe janë sulmues të vërtetë. Ai është mesfushor qendre dhe më tepër një njeri në skuadër. Por në kompeticionet e mëdha rëndon më shumë forca kolektive se talenti individual”.

Nuk mund të mos flasë për finalen e Euro 2016, të cilën e humbi kundër Portugalisë: “Grupi i lojtarëve është i ndryshëm nga ai i dy viteve më parë. Janë nëntë, por, dinë shumë mirë se si shkoi dhe si përfundoi ajo finale e Euro 2016 dhe kjo gjë mund t’i ndihmojë”.

Trajneri francez e ka recetën për t’u ndeshur me Kroacinë: “Fjalët kyç janë tre, qetësia, besimi dhe përqendrimi. E sidoqoftë është një kënaqësi dhe privilegj që të jetë këtu për të luajtur këtë garë. Mbappe? Është ka një talent të madh që e ka treguar para dhe gjatë turneut. Nuk bëhet fjalë për ta trajtuar atë me mënyra ndryshe nga të tjerat, por gjithnjë kam pakënaqësi ndaj të rinjve…”

Related posts

Cannavaro përjashton Jackson Martinez nga Kina!

Q.Autor

NDIZET DUELI/ Wilder kundër të gjithëve: FURY do e VRAS, Joshua është një…

Isa.Autor

SFIDA NDAJ SKËNDERBEUT/ Titullari shqetëson Tiranën, humb ndeshjen mbrojtësi…

Delo.autor

Leave a Comment