Futboll Sport

CHAMPIONSHIP/ Koronavirusi “shpërthen” tek skuadra angleze, në fundjavë do luajë me ekipin e të rinjve

Te skuadra angleze e Derbit në Championship, ka shpërthyer Koronavirusi, teksa kanë rezultuar pozitivë disa lojtarë dhe pjesëtarë të stafit teknik.

Në këtë situatë e gjithë skuadra e Derbit është izoluar në shtëpitë e tyre, për të shmangur infektimin. Është pezulluar stërvitja dhe ende nuk dihet se kur do të fillojë, pasi priten përgjigjet e testeve të radhës.

Sipas raportimeve të fundit, thuhet se Derbi mund të zbresë në fushë në fundjavë me skuadrën e të rinjve. Ndeshja me Çorlei është planifikuar të zhvillohet ditën e shtunë dhe është e vlefshme për kupën e Anglisë.

Derbi me shumë mundësi në këtë ndeshje do të zbresë me lojtarë të rinj, nga skuadrat e 18-vjeçarëve dhe atyre të 23-vjeçarëve.

Related posts

PAMJET E PLOTA PAS SHERRIT/ Ngoo dhe presidenti Laska protagonistët ngjarjes (VIDEO)

Delo.autor

MILANI “FËRKON DUART”/ Nis ankandi për RAMSEY, mesfushori “VRASËS” e duan edhe…

Isa.Autor

“AI NUK DO TË VEPROJË KURRË SI HIGUAIN”/ Deklaron Bruno Satin, menaxheri i lojtarit

Delo.autor

Leave a Comment