Futboll Seria A Sport

MILAN-JUVENTUS/ Pritet një ndeshje spektakolare dhe e “luftuar” mes dy skuadrave (FORMACIONET ZYRTARE)

Do te luhet duke filluar nga ora  20:45, super sfida mes Milanit dhe Juventusit, e vlefshme për javën e 16-të në Serinë A. Sytë e të gjithë futbolldashësve do të jenë në “San Siro” sot, aty ku spektakli është i garantuar.

Pritet një ndeshje spektakolare dhe e luftuar, ashtu siç kanë qenë gjithmonë sfidat mes këtyre dy skuadrave. Pas shumë viteve, Milani vjen në ndeshjen ndaj Juvëntusit si kryesues. Të dyja skuadrat do të kërkojnë çdo kushte fitoren, Milani për tu shkëputur në krye të tabelës, ndërsa Juventusi për të nisur ngjitjen në renditje. Kjo e sotmja do të jetë ndeshja e 203-të në kampionat mes Juventusit dhe Milanit. 64 fitore vendëse kundrejt 79 të “Zonjës”, teksa barazimet janë 60.

Të dyja skuadrat vijnë në këtë ndeshje pas 2 rasteve pozitiv me Koronavirus, të Juvja Aleks Sandro dhe Huan Kuadrado, ndërsa te Milani Ante Rebiç dhe Rade Kruniç. Më e keqe bëhet situata te “Djalli”, aty ku gjithashtu mungojnë Ibrahimoviç, Benaser, Tonali, Gabia dhe Salemekers.

Për sa i përket formacioneve, Pioli ka spostuar Kalabrian në mesfushë në krahë të Kesi, teksa krahun e djathtë të mbrojtjes e mbulon Dalo, ndërkohë që në sulm do jetë treshja Hauge, Çalhanoglu, Kastijeho, pas krahëve të Leaos.

Te Juvja, Pirlo e zëvendëson Aleks Sandron me Frabotën, ndërsa në majën e sulmit janë Dibala dhe Ronaldo.

FORMACIONET ZYRTARE

Milan: Donaruma, Teo, Romanjoli, Kjaer, Dalot, Kesi, Kalabria, Hauge, Çalhanoglu, Kastijeho, Leao. Trajner: S. Pioli

Juventus:  Shezni, Danilo, Frabota, Bonuçi, De Ligt, Rabio, Kieza, Bentakur, Ramsej, Dibala, Ronaldo. Trajner: A. Pirlo.

Related posts

BARAZIM PA GOLA/ Ndeshje dramatike, PSG ndan pikët me Marsielle dhe vazhdon në krye

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Kane është monstër, shkatërron Leicesterin për 3 minuta (VIDEO)

Delo.autor

JUVENTUS-MILAN/ Zakeroni analizon: “Kuqezinjtë” skuadër super, “Bardhezinjtë” nuk bindin në…

Delo.autor

Leave a Comment