Futboll Sport

KOSOVË/ Operacioni “fshesa”, klubi i Prishtinës zbulon listën e largimeve me 7 futbollistëve

Nëpërmjet një komunikatë të bërë së fundmi,  Prishtina njofton largimin e 7 futbollistëve nga klubi.

Kryeqytetasit kanë larguar Ivar Jeliç, Nikson Mema, Ahmed Radaui, Donat Hasanaj dhe ka huazuar Kreshnik Uka të Drenica. Po ashtu më herët janë larguar edhe 2 futbollistë nga Gambia, të cilët ishin në provë. Te Prishtina pas largimeve tani priten ndryshime në skuadër, ku do tentohen disa afrime, për të krijuar një skuadër konkurruese për titullin kampion.

Njoftimi i klubit:

Kreshnik Uka huazohet në Drenicë

Donat Hasanaj lirohet me marrëveshje

Prishtinë, 7 janar 2020 – Prishtina ka huazuar mesfushorin ofensivë të krahut, Kreshnik Uka në ish-skuadrën e tij amë, Drenica.

Ndërsa mesfushori, Donat Hasanaj, u lirua me pajtim të dyanshëm.

FC Prishtina në këtë afat ka liruar shtatë futbollistë, Ivan Jeliç, Nikson Mema, Ahmed Raddaoui, Donat Hasanaj dhe ka huazuar Kreshnik Ukën. Po ashtu më herët ka liruar edhe dy futbollistë të rinj nga Gambia që ishin në formë të provave.

FC Prishtina iu uron të gjithë futbollistëve të larguar sukses në vazhdim të karrierës.

Related posts

KORONAVIRUSI/ U përfol se Salah është prekur nga epidemia, reagon ashpër agjenti i tij

Delo.autor

Neymar e bën like videon e Rita Orës në Kosovë

Q.Autor

Pas interesimit të United, Chelsea merr vendimin për Eden Hazard

Q.Autor

Leave a Comment