Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ TEUTËS/ Braziliani Da Silva mbetet mungesa e vetme për “shkodranët”, ja formacioni i mundshëm…

Braziliani Viktor da Silva do të jetë mungesa e vetme e kuqebluve për takimin ndaj Teutës. Stafi po e përgatit ekipin për të qenë i gatshëm për sfidën e radhës me këtë mungesë, por edhe pa praninë e tre lojtarëve tashmë të larguar si Lekaj, Ramadani e Isufi.

Ndërsa nga sa është shikuar edhe në stërvitjen e djeshme, tekniku ka pasur të gatshëm të gjithë lojtarët e tjerë. Nisur edhe nga paraqitjet e fundit, formacioni që do të startojë takimin ndaj Teutës nuk pritet që të ketë ndryshime.

Në portë do të jetë Zogoviç; në mbrojtje treshja Gurishta-AdiliImami; në mesin e fushës pritet të jetë sërish e njëjta pesëshe e përbërë nga Imeri, Krymi, Marku, Jonuzi e Isaevski; ndërsa në sulm është piketuar dyshja Dilaver-Ardit Hoxhaj.

Related posts

E ÇUDITSHME NGA KATALUNJA/ Çiklistët aksident të frikshëm duke rrezikuar jetën, gara nuk ndalet

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Interi e kthen në festë pa Ikardin, Chelsea triumfon në “shtëpi”

Delo.autor

E BUJSHME NGA ARGJENTINA/ Mauro Icardi mund të përfundojë tek…

Delo.autor

Leave a Comment