Futboll Kategoria Superiore Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Partizani mendon për të ardhmen, tentonë afrojë e talentit 20-vjeçar…

Pasi morën lajmin e mirë për zhbllokimin e merkatos, te Partizani kanë nisur punën fuqishëm për përforcimin e skuadrës.

Të kuqtë kanë mbyllur marrëveshjet me brazilianin Stenio Zhunior dhe mesfushorin Valentino Murataj, të  cilët do i shikojmë me fanellën e Partizanin në pjesën e mbetur të sezonit. Megjithatë afrimet për “demat” sapo kanë filluar.

Te Partizani kanë filluar të mendojnë edhe për të ardhmen, teksa është zbuluar edhe një objektiv që të kuqtë po ndjekin. Bëhet fjalë për talentin nga Shkupi, Jusuf Aliu. Sipas asaj që raporton “infosport.mk”, Partizani është vënë në gjurmët e talentit 20-vjeçar të cilin po përpiqen ta afrojnë në skuadër.

Mesfushori ka dalë nga të rinjtë e Shkupit, teksa prej fillimit të sezonit luan në Ligën e Dytë në Maqedoninë e Veriut me skuadrën e Vëllazërimit të Kërçovës, ku ka treguar paraqitje të shkëlqyera, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave.

Related posts

Pochettino drejt PSG, kandidati kryesor për të zëvendësuar Emery

Delo.autor

Skandali, nxitëset e tifozëve i detyrojnë të pozojnë nudo dhe bëjnë seks me sponsorët

Sadik.Autor

Ancelotti flet për mundësinë e drejtimit të Italisë dhe rikthimin e Buffon

Q.Autor

Leave a Comment