Futboll Kategoria Superiore Sport

MORI FITOREN E DYTË SEZONAL/ Flet Dretori i Flamurtarit: Duhet të kapnim “trenin” e fundit dhe…

Luftëtari mori fitoren e dytë sezonale dhe rihapi në një lloj forme garën për mbijetesën. Rrugëtimi nuk do të jetë i lehtë, por Artur Dadaj beson se cilësia e ekipit do ta bëjë diferencën.

“Duhet të kapnim ‘trenin’ e fundit dhe më në fund ia dolëm. Falë shpirtit dhe dëshirës, futbollistët treguan se nuk i mungojnë cilësitë. Na kishte munguar fitorja prej kaq shumë javësh dhe e morëm në momentin më të vështirë. Luftëtarit i mungon eksperienca për të cilën kemi aq shumë nevojë dhe jo cilësitë. Përballë Skënderbeut ata vunë zemrën në fushë, dhanë më shumë se 100% të tyre. Ndaj, ne si drejtues i falënderojmë për forcën dhe karakterin që treguan. Ne kemi besim te ky grup lojtarësh dhe kështu do të vijojmë deri në fund. Me ndërhyrje cilësore në merkaton e janarit, Luftëtari do të mbijetojë. Më herët është thënë se na duhen 4-5 përforcime, por me atë që pamë, ndryshuam mendje. Me 2-3 blerje jemi OK.

luftetari

Mbijetesa? Ne do t’i marrim ndeshjet me radhë dhe pa frikë. Të njëjtën gjë do u kërkojmë lojtarëve në ditët e përgatitjeve për ndeshjen me Bylisin. Çdo ndeshje do të jetë si një finale më vete. Kështu, të gjithë me përulësi dhe punë do kërkojmë më të mirën. Kundërshtari është ‘kockë e fortë’ dhe jo më kot janë të dytët në klasifikim. Objektiv kemi rezultatin pozitiv. Megjithatë, fjalën e fundit do ta thotë fusha”, përfundoi Dadaj për gazetën. Dje në stërvitje mungonte Fili me Açkën (të justifikuar prej stafit teknik), ndërsa ndeshjen e së dielës e humbasin Açka dhe Dragushi për shkak kartonësh.

Related posts

PËRBALLJE TITANËSH/ Amir Khan konfirmon: Më 8 nëntor do të dueloj ndaj legjendës…

Delo.autor

VLLAZNIA-TIRANA/ Shtangen Kampionët e Superiores, Marku kalon në avantazh shkodranët (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Manchester City triumfon me “MANITA”, Sporting mposht me “POKER” Besiktas

Delo.autor

Leave a Comment