Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ 15 persona të infektuar me COVID-19 tek skuadra e njohur, merret vendimi për sfidën e kampionatit

Skuadra e Sëlltikut është në telashe. Ekipi i njohur skocez ka 13 lojtarë të vetë-karantinuar plus trajnerin Neil Lenon dhe asistentin e tij Xhon Kenedi të cilët janë infektuar me koronavirus.

Pozitiviteti i qendërmbrojtësit francez Kristofer Zhulien bëri që e gjithë ekipi skocez të përfshihej në kontrollet rutinë anti-COVID.

Pavarësisht pozitivitetit të 15 personave të Sëlltikut, skuadra do të zhvillojë sfidën e saj në kampionat ndaj Hibernianit mbrëmjen e sotme në orën 20:45.

Ka pasur polemika rreth kampionëve në fuqi të Skocisë rreth një udhëtimi në Dubai për t’u stërvitur. Nga e cila është gjithashtu e qartë se lojtarët nuk respektonin distancimin social.

Klubi “mbrojti veten” në një komunikatë zyrtare duke deklaruar se skuadra ishte zhvendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe përpara vendimeve të marra nga Kryeministri britanik, Boris Xhonson më 4 Janar 2021.

Related posts

Si Max Verstappen e çon Daniel Ricciardon te Ferrari në fund të sezonit

Sadik.Autor

TRONDITET MERKATO/ RONALDO bën kërkesën e parë, por vlen 120 milionë euro

Isa.Autor

Real Madridi pranon ofertë prej 90 milionë euro për Iscon

Sadik.Autor

Leave a Comment