Futboll Seria A Sport

DALJA HUQ E TIJ NË NDESHJEN KUNDËR ROMËS/ Arturo Vidal, “nxënësi” që po ia nxin faqen “mësuesit” Conte

Dalja huq e tij, në momentin e artë, kur mund ta kishte mbyllur ndeshjen kundër Romës, është tashmë virale midis tifozëve kundërshtarë, por edhe të Interit, që nuk e kanë dashur kurrë atë. Kiliani, në një koment në Instagram, iu përgjigjet në mënyrën e tij atyre që theksojnë gafën e tij në “Olimpico”. Antonio Conte mbante mend atë udhëheqje dhe kthjelltësi të Vidal, kur ishin bashkë te Juventusi, çka e bëri trajnerin të vinte bast me fytyrën e tij, duke këmbëngulur ta merrte në “San Siro” edhe në moshën 33 vjeç.

Sipas tij, Arturo ishte pjesa që mungonte në kuadrën zikaltër, si një hap tjetër drejt cilësisë. Një bast i dyfishtë, sepse Vidal, gjithashtu “paguan” të kaluarën te Juventusi dhe një pagë të rëndë prej 6.5 milionë euro (neto). Fusha, megjithatë, mund të jetë një “fshirëse” e mrekullueshme e inateve antike. Nëse në vend të kësaj, produkti mungon dhe kombinohet me gabime elementare, rruga bëhet e përpjetë dhe askush nuk të fal për asgjë.

Më shumë sesa dalja huq me Romën, ai u kritikua edhe në Bergamo. Kiliani fajësohet për disa pikë të humbura në grupet e Champions-it dhe në kampionat. Kundër Borussia, ai “prodhoi” një penallti “të trashë”, prej nga erdhi barazimi 2-2. Kundër Realit, protestë histerike dhe dëbim nga fusha me të kuq. Kundër Crotone, një tjetër penallti e “prokuruar” prej tij në mënyrë absurde. Durimi po sos, aq sa, pas shumë “karotash”, Conte zbuloi “shkopin” për nxënësin e tij. Së pari e kritikoi në fushë (“mos protesto, por luaj”), pastaj e zëvendësoi në gjysmë të ndeshjes dhe në fund e akuzoi publikisht: “Ai nuk e ka vendin e titullarit të përhershëm. Pres më shumë në stërvitje dhe ndeshje”.

Është e vërtetë që Vidal nuk ka indolencën e Eriksen, por pabarazia midis mundësive të dhëna njërit dhe tjetrit është e dukshme për të gjithë. Dhe të dielën, arrin Juve. E paimagjinueshme që Vidal mund ta humbasë këtë përballje, pavarësisht goditjes në kofshë, që mori ndaj Romës.

Related posts

DJALOSHI I ARTË/ MANE synon të shkruajë HISTORINË ndaj Crystal Palace

Isa.Autor

NDËRHYRJE KARATEJE NDAJ MUSACCHIOS/ Pas 22 minutash, lojtari i Veronas del me të kuq pas VAR (VIDEO)

Delo.autor

NUK ËSHTË NË FORMË/ Ndeshja e parë e kampionatit, ABAZAJ përfundon në tribunë

Isa.Autor

Leave a Comment