Futboll Premier League Sport

QESHARAKE/ Legjenda e ARSENALIT dhe ANGLISË ngatërron moshën e tij (VIDEO)

Sol Campbell shfrytëzoi mediat sociale për të falënderuar tifozët për urimet e ditëlindjes por më pas kuptoi se kishte thënë gabim moshën e tij. Legjenda e Arsenal ka postuar një video ku pretendon se është 43 vjeç, megjithëse thuhet të jetë 44.

Por pasi e ka kuptuar gabimin, Campbell ka fshirë videon dhe ka postuar një tjetër ku nuk e ka përmendur fare moshën. Në videon e parë, Campbell thotë: “43 vjeç sot. Po, Sol Campbell. Ta keni parasysh pasi disa njerëz mendojnë se jam 44 vjeç, jo unë jam 43 vjeç.

“Ju falënderoj për urimet që kanë ardhur nga e gjithë bota, të cilat më kanë prekur, ju falënderoj unë dhe familja ime.

“Shpresoj që të jem si vera e mirë dhe të përmirësohem, një vit më i madh, një vit më i ditur, siç thotë edhe kënga.” Gjithsesi, ish-lojtari i Anglisë e ka fshirë videon disa minuta më pas duke e zëvendësuar me një tjetër ku nuk përmend fare moshën.

Campbell ka lindur më 18 shtator të 1974, kështu që mbush 44 vjeç sot.

Related posts

TELEFONATA 20 SEKONDËSHE QË I NDRYSHOI MENDJEN RONALDOS/ Zbulohet “urdhri” që Ferguson i dha portugezit

Delo.autor

MILAN KA GATI PLANIN E MERKATOS/ Ja projekti i Gazidis për sezonin e ri

Delo.autor

“LEGJEONARËT”/ Ish-sulmuesi i Kombëtares në formë të shkëlqyer, vulos fitoren me Konkordian

Delo.autor

Leave a Comment