Basketball Sport

KORONAVIRUSI/ NBA tronditet nga Covid-19, ndeshje të anulluara dhe skuadra me pak lojtarë

Ndeshja Boston-Miami, e planifikuar për t’u zhvilluar sot në NBA, u shty për shkak të pandemisë Covid-19. Ajo është ndeshja e dytë që shtyhet si pasojë e koronavirus, pas sfidës Houston-Oklahoma.

Faji nuk është i asnjë prej skuadrave. Boston kishte gati 8 lojtarë, minimumi i lejuar për të zhvilluar një ndeshje. Te skuadra e Celtics doli pozitiv 24 orët e fundit Jayson Tatum, por kjo nuk do ta pengonte ndeshjen.

Te Miami, mungonte lojtari i tetë, pasi ende nuk kishte ardhur rezultati i tamponit të një basketbollisti (nuk dihet emri). Deri sa të vijë përgjigjja, ai lojtar konsiderohet pozitiv, ndaj Heat nuk kishte 8 lojtarë në dispozicion.

Pra, edhe NBA po përballet me pandeminë, problem që nuk ekzistonte kur skuadrat ishin të grumbulluara në Orlando pak muaj më parë, kur mbyllën sezonin 2019-2020. Kjo ndalesë e dytë nuk është një lajm i mirë, duke qenë se vihet në dilemë shëndeti i sportistëve dhe mungon kompetitiviteti (skuadrat paraqiten me pak lojtarë).

Gjithsesi, NBA nuk ka ndërmend të ndalet dhe mban në zbatim dy protokolle: Një për lojtarët pozitivë dhe një për ata që kanë kontakt me pozitivë (shok skuadre, staf, familjar etj). Lojtarët kryejnë testi anti-Covid çdo ditë, në ndonjë rast edhe dy herë në ditë (njëri është test i shpejtë).

Related posts

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Kroaci-Skoci. Rezultati 3-1

Delo.autor

ZBULON ËNDRRËN E MADHE/ Mbrojtësi Rami: Është pothuajse e paimagjinueshme që unë të kthehem në…

Delo.autor

“MOURINO DEL KUNDËR LOJTARËVE TË TIJ”/ Mesfushori Pogba “shpërthen” ndaj portugezit: Dikur kisha një…

Delo.autor

Leave a Comment