Gossip Sport

PLAS TEK “GRANDE FRATELLO VIP”/ Kapiteni i Milanit i fejuar, por ka të dashur konkurenten seksi…

Plas te Grande Fratello Vip 5: për shkak të një ndërhyrje nga jashtë, përhapet thashethemet se showgirl Giulia Salemi është e lidhur me mbrojtësin dhe kapitenin e Milanit Alessio Romagnoli, aktualisht i fejuar, aq sa regjisori censuron episodin.

Dje, rreth orës dy të pasdites, konkurrentët Samantha, Stefania, Cecilia, Tommaso dhe Andrea Zenga dëgjuan një grua të bërtiste nga jashtë shtëpisë: “Pierpaolo, ki kujdes, Giulia është fejuar me Alessio”.

Përgjigja e Salemit nuk vonoi të vinte: “Alessio? Alessio? Alessio? Por të betohem se nuk njoh asnjë Alessio. Unë nuk njoh askënd me këtë emër. Por a është shaka?”.

Bukuroshja, e cila për momentin po përjeton një flirt brenda shtëpisë, menjëherë shkoi për të qetësuar Pierpaolo Pretelli, por tifozja vazhdoi të bërtiste me megafon: “Pier kujdes, Giulia po të përdor për lojë. Elisabetta të pret, nuk ka askënd”.

Salemi vazhdoi të mohonte situatën, por atmosfera është nxehur, siç raportohet edhe nga IlTempo.it: e vërteta e hidhur apo gënjeshtra për të rritur temperaturën e reality show?

Related posts

MERKATO E VERËS/ Kaio Jorge drejt këtij klubi të madh, e konfirmon presidenti i Santos

Delo.autor

SITUATA DEL JASHTË KONTROLLI NË ITALI/ Festë “topless”, përdhunime, qindra të plagosur dhe një i vdekur (VIDEO)

Delo.autor

“CONTE ËSHTË NJËSOJ ME SIMEONEN”/ Flet Godin: Kam marrë ofertë nga Juventus, por…

Delo.autor

Leave a Comment