Futboll La Liga Sport

BËN PARASHIKIMIN E MADH PËR KAMPIONËT E FRANCËS/ Trajneri Emery: Është vetëm çështje kohe për PSG-në të fitojë…

Unai Emery po ndjek me shumë vëmendje situatën e PSG, klub të cilin e ka drejtuar nga 2016 në 2018.

Trajneri aktual i Villarreal parashikon një të ardhme të shkëlqyer në Champions League për parisienët me Mauricio Pochettino në drejtim të ekipit.

“Mund të bëjnë më mirë se një vit më parë, jam absolutisht i bindur. Ka qenë një proces i gjatë dhe më pas janë eksperiencat e së kaluarës, si përmbysja që pësuam kundër Barcelona-s dhe humbje të tjera”, ka thënë Eemery për BeIN Sports.

“Vitin e kaluar kanë shkuar në finale dhe po i afrohen objektivit. Ka një projekt të qëndrueshëm dhe të fortë, është vetëm çështje kohe. Besoj se me Pochettino-n do të ketë mundësi për të fituar”.

Related posts

PAS NJË KROSIMI FANTASTIK TË CASEMIROS/ Paqueta realizon një gol fluturimthi dhe nis sambën (VIDEO)

Delo.autor

E KËRKUAN TË GJITHË/ BAYERN “blindon” SUPER mesfushorin SPANJOLL

Isa.Autor

Arsenal 0-0 Atletico Madrid, statistikat në pjesën e parë

Sadik.Autor

Leave a Comment