Futboll Seria A Sport

PREMTUAN SE NUK DO TË KRYENIN MERKATO/ Ja ideja e fundit e drejtuesve të Interit për Papu Gomezin

Pa operacione të shtrenjta hyrëse për klubet italiane, të paktën tani për tani. Momenti e dikton, pa investime të shtrenjta.

Sidomos në shtëpinë Inter. Por ekziston një ide te zikaltërit që mund të mbahet në javët e ardhshme bazuar në zhvillimet e merkatos.

Papu Gomez është një emër që “ngroh” drejtuesit dhe trajnerin. Por vetëm në huazim për gjashtë muaj, si një marrëveshje “last minute”. Interi është i vëmendshëm dhe mbetet vigjilent, ashtu si Milan, Napoli, Fiorentina dhe klube të tjera që po studiojnë situatën.

Sidoqoftë, shumë do të varet nga Atalanta, nga dëshira për të privuar veten nga Papu duke shtyrë çdo lëvizje ekonomike në verë. Interi është aty dhe është i kujdesshëm.

Emri i Gomezit tek Interi është rrethuar me të kuqe midis marrëveshjeve të mundshme të minutës së fundit.

Related posts

“Pakti me Perezin”/ MODRIC pranë largimit, ja detajet e fundit nga “divorci” 

Isa.Autor

Barcelona – Athletic Bilbao/ Formacionet: MESSI nuk luan nga minuta e parë

Isa.Autor

Benzema refuzon dy oferta, Perez gati ‘funeralin’ së bashku me Ronaldon

Q.Autor

Leave a Comment