Futboll La Liga Sport

SULMON ASHPËR PSG-NË PREJ MESSIT/ Ish-presidenti i Barcelonës: Ka shumë për të mësuar në elitën e futbollit…

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, kandidat për këtë post, konsideron se PSG nuk e respektoi Barcelonën, duke shprehur publikisht qëllimin për të nënshkruar me Leo Messin. Sipas mendimit të tij, kjo tregon se klubit francez i mungon ende përvoja dhe ka shumë për të mësuar: Sjellja e PSG nuk u pëlqye aspak, nuk e respektoi Barçën. PSG tani është një ekip që duhet të llogaritet në skenën europiane, por kjo sjellje më befasoi dhe zhgënjeu. Unë e kuptoj në mënyrë të përkryer që një lojtar (Neymar) thotë se dëshiron të luajë me Leo Messin. Unë, gjithashtu, do të doja të luaja me të. Por, që një përfaqësues i një klubi ta thotë këtë, nuk është me vend; kjo tregon mungesën e përvojës në këtë nivel. Parizienët kanë shumë për të mësuar në botën e futbollit”.

I pyetur në lidhje me mundësinë që sulmuesi argjentinas të joshet nga klubi francez, përgjigjja e tij është se ndoshta po, në rast se PSG vazhdon të anashkalojë rregullat e “fair play financiar”: “Nga sa di unë, PSG pati humbje të konsiderueshme vitin e kaluar. Do doja të dija nëse ata do të injorojnë rregullat e “fair play financiar” për ta punësuar Leon. Nëse kjo ndodh, shpresoj që UEFA dhe FIFA do të reagojnë me forcë dhe se Gjykata e Sporteve nuk do t’i japë dorën në momentin e nxjerrjes së vendimit të saj”.

Për Laporta, çështja e Messit është përparësi për Barcelonën dhe presidenti, i cili del nga zgjedhjet e marsit, do të duhet të bëjë çdo përpjekje për ta mbajtur atë: “Duhet t’i bëjmë një propozim financiar të përshtatur me mundësitë e klubit, por gjithashtu do të jetë e nevojshme të jemi bindës me projektin sportiv. Unë besoj te Leo dhe ai beson te mua. Ai e di që unë di t’i përmbush angazhimet e mia, e kam treguar me fakte. Messi u ndje i mashtruar nga menaxhmenti i mëparshëm. Nuk mund të jesh koprac me lojtarin më të mirë në botë. Ka vetëm një Messi dhe, derisa të provohet e kundërta, ai luan për Barçën”.

Related posts

Sarri: Po të isha unë arbitër, gjërat do të shkonin ndryshe

Sadik.Autor

Gaboi në finalen e Champions League/ Liverpool merr vendimin përfundimtar për Karius

Isa.Autor

“TËRBOI FANSAT ME…”/ Milanistja seksi ndez atmosferën para derbit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment