Futboll Seria A Sport

COPPA ITALIA/ Derbi Inter-Milan në çerekfinale, ja data kur do të zhvillohet ndeshja…

Interi ia doli të kualifikohet në 1/8 e Kupës së Italisë, duke eliminuar Fiorentinën, pas 120 minutave, me rezultatin 2-1, ku goli i Lukakut në minutën e 119, kualifikoi zikaltërit në çerekfinale.

Pikëriosht në çerekfinale do të kemi derbin “Della Madonnina”, kundër Milanit. Kuqezinjtë që eliminuan ditën e djeshme Torinon, do të përballen me zikaltërit, në një ndeshje ku të dyja skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren dhe kualifikimin.

Ndeshja është planifikuar të zhvillohet më 27 janar në orën 18:00, në stadiumin e përbashkët të të dyja skuadrave “San Siro”. Pritet një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat, ashtu siç kanë qenë gjithmonë përballjet mes tyre.

Kujtojmë ndeshja e fundit mes dy skuadrave në Kupën e Italisë ka qenë pikërisht në çerekfinale, kur në 27 dhjetor të vitit 2017, kuqezinjtë triumfonin 1-0 pas kohës shtesë falë një goli të Patrik Kutrones në minutën e 104′.

Related posts

Valverde: Nuk e donim Realin, por mos e nënçmoni Romën

Q.Autor

SKANDALOZE/ Ndeshja Rumani-Serbi, dëgjohen koret raciste, KOSOVA është…(VIDEO)

Isa.Autor

IA KALON PORTIERIT KEPA/ Ja si Kushëriri i Eto’o-s shan e kërcënon trajnerin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment