Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Juventus bën goditjen e parë në merkato, talenti francez vishet “bardhezi”

Juventus bën goditjen e parë në merkato, duke afruar futbollistin Abdelaje Dabo nga skuadra franceze e Nantës.

Francezi 19-vjeçar i cili aktivizohet në krahun e majtë të sulmit, fillimisht do të luajë me skuadrën e dytë të Juventusit atë të U-23 dhe më pas sipas pritshmërive mund edhe t’i jepet një mundësi tek skuadra e parë.

Dabo transferohet tek Juventusi U-23 në formën e huazimit me opsionin e blerjes në fundin e sezonit me shifrën e 1,5 milionë eurove plus bonuset e lidhura me prezencat dhe objektivat e arritura.

Lajmin e mbërritjes të talentit 19-vjeçar e ka zyrtarizuar vetë klubi i Juventusit në një komunikatë zyrtare e cila i uron mirëseardhjen.

Related posts

Mungon vetëm firma, Lampard do të jetë trajner në Champions…

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Robert Kubica vendos të largohet nga Williams, ja e ardhmja e tij

Delo.autor

E TRISHTË/ Covid-19 i merr jetën Viron Toskës, trajnerit të mirënjohur vlonjat të basketbollit

Delo.autor

Leave a Comment