Futboll Seria A Sport

“KJO FITORE ISHTE E RËNDËSISHME”/ Ylli Lukaku: Ndaj Juventus do të jetë një ndeshje taktike, ne jemi gati dhe…

Gjithnjë e më lider i këtij Interi, Romelu Lukaku i cili realizoi golin e fitores ndaj Fiorentinës me rezultatin 1-2 në shtesën 120 minutëshe dhe duke kualifikuar zikaltërit për më tej në Kupën e Italisë, flet në mikrofonat e “RAI Sport” pas kësaj sfide:

“Derbi i përket të ardhmes, jemi të lumtur që kemi fituar ndaj një skuadre të fortë dhe me një trajner të madh. Kjo fitore ishte e rëndësishme për besimin tonë dhe duhet të vazhdojmë kështu. Jemi duke punuar fort dhe kemi folur pas ndeshjes me Romën me shokët e skuadrës që ato gjera të mos ndodhin më.

Jemi një skuadër me djem të ri, dhe duhet të mësojmë nga këto momente. Jemi duke u rritur dhe përmirësuar. Ndaj Juventusit do të jetë një ndeshje taktike, midis dy skuadrave që janë duke bërë shumë mirë. Juventusi është një skuadër e madhe, por ne jemi gati dhe po e përgatisim më së miri.”, përfundoi Romelu Lukaku.

Related posts

REALIZOI SUPER GOL NDAJ TEUTËS/ Mbrojtësi Hoxhallari: Na pëlqen të luajmë me kreun, Vllazni është radha jote

Delo.autor

GOLI I KATËRT ME MILANIN/ Piatek nuk ka të ndalur (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Flamurtari-Skënderbeu: Mbyllet pjesën e parë, shumë emocione por pa gola (Video)

Isa.Autor

Leave a Comment