Futboll Premier League Sport

“JETA IME ËSHTË KËTU”/ Ylli i Bajernit gati të mbyllë karrierën me bavarezët

Robert Levandovski është pa dyshim një nga lojtarët më të mirë te Bajerni i Mynihut. Sulmuesi polak fitoi gjithçka në sezonin e kaluar duke arritur një nga objektivat e tij kryesorë në karrierë, fitimin e Champions-it. Për “Sport Bild”, numri 9 i skuadrës bavareze dërgoi një mesazh tifozëve të klubit duke u thënë se ndihej mirë në Mynih dhe se po mendonte një rinovim deri në përfundim të karrierës së tij si futbollist. “Ndihem shumë mirë te Bajerni. Për momentin nuk po mendoj të ndryshoj jetën time dhe të shkoj në një skuadër tjetër.
Bajerni është klubi më i mirë në botë dhe kjo është gjithçka për mua. Jemi duke fituar sezon pas sezoni dhe kjo është ajo që kam ëndërruar gjithmonë në karrierën time. Jeta ime është këtu!”, tha Levandovski duke treguar qartë se kërkon të mos lëvizë nga Mynihu. Kujtojmë që kontrata e 32-vjeçarit me Bajernin skadon në 2023-in. Një rinovim me gjermanët do të thoshte një fund karriere në Mynih për polakun që u shpall lojtari më i mirë nga FIFA për vitin 2020.

KIMISH NJË KAMPION
I pyetur se kush nga lojtarët e Bajernit ka mundësinë për t’u shpallur në të ardhmen si lojtari më i mirë në botë, Leva iu përgjigj: “Pa dyshim që është Xhoshua Kimish. Ai është një nga lojtarët më të mirë të gjeneratës së re. Besoj se një ditë do ia dalë të jetë mes më të mirëve. Xhoshua e ka vetë në dorë fatin e tij, do të ishte diçka e mirë jo vetëm për të por edhe për Gjermaninë. Është vetëm 24 vjeç dhe në fushë luan sikur të kishte një jetë. Ai do të shkruajë histori në këtë klub për këtë jam shumë i sigurt”, tha Leva.

Sezoni i ri për Levandovskin ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, polaku kryeson renditjen e golashënuesve në Gjermani me 20 gola të shënuar në 15 ndeshje. Numri 9 i Bajernit ka dhënë gjithashtu pesë asiste për shokët e tij të skuadrës. Një tregues i qartë ky se sa i rëndësishëm është Robert për kampionët e Gjermanisë. Bajerni është pa dyshim skuadra ideale për të mbyllur një karrierë e cila në vitet e ardhshme mund të bëhet akoma dhe më e pasur me trofe për Levandovskin.

Related posts

SHQIPËRI-SAN MARINO/ Altin Lala: Kombëtarja e ka vetë në dorë fatin, ja parashikimi i ndeshjes

Delo.autor

LËVIZJE E PAPRITUR/ Mesfushori Hyseni mbyll aventurën me Bylisin për tu rikthyer tek klubi…

Delo.autor

Skënderbeu kthehet i frikshëm, shkatërron Flamurtarin në Vlorë

Sadik.Autor

Leave a Comment