Futboll La Liga Sport

“NE NUK E KEMI THIRRUR MË PARË, POR…”/ Enrique ngre në qiell takentin e Barcelonës, i hap dyert e kombëtares dhe Europianit

Trajneri spanjoll i futbollit, Luis Enrique Martínez, siguroi se Pedri është një lojtar që i pëlqen shumicës së njerëzve. Kjo është e qartë për të, kur u pyet në lidhje me opsionet e lojtarit kanarian për t’u thirrur në kombëtare për Kampionatin Europian të kësaj vere:

Ne nuk e kemi thirrur atë në kombëtaren e parë, por është lojtar i rregullt në skuadrën U-21. Në rastin që më përket mua, duke qenë trajneri i ekipit kombëtar, kam preferencë totale. Ashtu si pjesa tjetër e trajnerëve, do të zgjedh më të mirët, pavarësisht moshës”.

Në këtë kuptim, trajneri asturian nuk konfirmoi nëse mesfushori 18-vjeçar i Barcelonës do të thirret në ndeshjet e marsit, një “thermometer” i mirë nëse më në fund do ta marrë me vete në finalet e Kampionatit Europian. “Mund të jetë Pedri ose ndonjë lojtar tjetër spanjoll, që spikat deri në mars. Pedri është një lojtar që na pëlqen shumë, kjo është e qartë”, – shtoi Enrique.

Related posts

PËRPLASJA MES LUFTËTARIT DHE LAÇIT/ Reagon FSHF: Çështja është në gjykim, ja kur do

Delo.autor

ALLEGRI SULMON BONUCCIN/ Leonardo ka harruar se si mbrohet tek Juventusi

Isa.Autor

MAHNIT NË BOTËRORIN E ATLETIKËS/ Luiza Gega mbyll e nënta në botë dhe rekord kombëtar (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment