Futboll Seria A Sport

HETIMET PËR SFIDËN JUVENTUS-NAPOLI/ Prokurori merr vendimin. Ja çfarë urdhëron të bëhet…

Prokurori i Federatës Italiane, Xhiuzepe Çine, ka urdhëruar mbylljen e hetimeve për Napolin, në lidhje me mos paraqitjen për ndeshjen ndaj Juves në kampionat më 4 tetor të vitit të kaluar, pasi në skuadër kishin rezultuar pozitiv me Koronavirus 2 lojtarë.

Pas hetimeve të kryera, është zbuluar se Napoli i ka respektuar të gjitha protokollet e vendosura nga qeveria dhe për këtë arsye nuk është paraqitur në ndeshje. Thuhet se Napoli ka vepruar në përputhje me protokollin e vendosur nga Ministria e Shëndetësisë më 18 qershor të vitit të kaluar.

Në këtë situatë prokurori Çine ka urdhëruar ndërprerjen e hetimeve për skuadrën e Napolit, duke e konsideruar gjithçka të rregullt. Kujtojmë se është vendosur që ndeshja mes dy ekipeve në kampionat të luhet, por nuk ka ende një datë se kur do të zhvillohet.

Related posts

PORTIERI STRAKOSHA NË VËSHTIRËSI/ Lazio mund të sjellë “gardian” të ri. E kërkojnë dhe 3 klube

Delo.autor

FORMULA 1/ Alonso: Unë dhe Vettel nuk patëm makinën e duhur Ferrari për të fituar

Delo.autor

TREGON OBJEKTIVIN/ Flet Presidenti: Milani dhe Interi do të kenë stadiumin më të bukur në Botë

F.autor

Leave a Comment