Futboll Seria A Sport

HETIMET PËR SFIDËN JUVENTUS-NAPOLI/ Prokurori merr vendimin. Ja çfarë urdhëron të bëhet…

Prokurori i Federatës Italiane, Xhiuzepe Çine, ka urdhëruar mbylljen e hetimeve për Napolin, në lidhje me mos paraqitjen për ndeshjen ndaj Juves në kampionat më 4 tetor të vitit të kaluar, pasi në skuadër kishin rezultuar pozitiv me Koronavirus 2 lojtarë.

Pas hetimeve të kryera, është zbuluar se Napoli i ka respektuar të gjitha protokollet e vendosura nga qeveria dhe për këtë arsye nuk është paraqitur në ndeshje. Thuhet se Napoli ka vepruar në përputhje me protokollin e vendosur nga Ministria e Shëndetësisë më 18 qershor të vitit të kaluar.

Në këtë situatë prokurori Çine ka urdhëruar ndërprerjen e hetimeve për skuadrën e Napolit, duke e konsideruar gjithçka të rregullt. Kujtojmë se është vendosur që ndeshja mes dy ekipeve në kampionat të luhet, por nuk ka ende një datë se kur do të zhvillohet.

Related posts

NDESHJA NDAJ KAMPIONËVE TË BOTËS/ Dekor fantasik në “Air Albania Stadium”, 21 mijë flamuj kuqezi do valëviten nga…

Delo.autor

Barbara Fumagalli, “ombrellina” që u martua me pilotin

Sadik.Autor

GOL “MAGJIK” NGA KUARJARELA/ Sulmuesi shënon në mënyrë mjeshtërore (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment