Futboll Seria A Sport

INTERESIMI I PSG-SË DHE JUNAJTID/ Zbulohet e ardhmja e Kristiano Ronaldos

Kristiano Ronaldo mund të ketë interesin e Mançester Junajtid që kërkon ta rikthejë në “Old Trafford”, por edhe të PSG-së, por në orët e fundit nga Portugalia vijnë lajme se kampioni luzitan pritet që të zgjasë marrëveshjen e tij me Juventusin.

Ndonëse Kristiano Ronaldo ka edhe një tjetër sezon në kontratën me bardhezinjtë (skadenca 30 qershor 2022), klubi torinez nuk kërkon të heqë dorë kaq shpejt nga CR7, duke parë edhe benefitet që ka sjellë ai në marketin, përveç rezultateve të fushës.
Ideja e presidentit Andrea Anjeli është që të zgjasë bashkëjetesën deri në verën e vitit 2023, duke i konfirmuar Ronaldos të njëjtën pagë aktuale, prej 31 milionësh në sezon. Një sakrificë e tillë sigurisht që do të vlerësohet edhe në vazhdim, duke parë se shpresa e madhe është ajo e rikthimit të shpejtë të tifozëve dhe rifillimit të mbushjes së arkave të klubit nga paratë e biletave.

Por nëse pandemia dhe vaksinimi do të sjellin ndryshimin e pritur dhe rikthimin e mbushjes së stadiumeve, atëherë ndoshta Kristiano Ronaldo mund të këmbëngulë edhe për një rinovim dyvjeçar, siç ishte biseduar përpara shpërthimit të Koronavirusit në botë.

Related posts

Vuajnë United dhe Barcelona, Inter kërkon 60 mln sterlina për 23-vjeçarin

Sadik.Autor

RENDITJA/ Karim Benzema fiton “Topin e Artë” për vitin 2022

F.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ SHAMETI me ide të qarta: Azerët i mundim me… cinizëm

Isa.Autor

Leave a Comment