Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Piloti Hamilton i bën propozimin surprizë Verstappen pas aksidentit në Silverstone

“Jam gati të ulem ballë për ballë me Max dhe të diskutojmë për atë që ndodhi në Silverstone. Edhe pse, nuk di se çfarë do të themi, por jam gati të flasim”, u shpreh Lewis Hamilton, i gatshëm të takohet me rivalin e tij.

“Mes nesh duhet të ketë respekt në pistë, në të kundërt, në të ardhmen, do të kemi të tjera situata të pakëndshme si ai që ndodhi në Silverstone. Unë u përpoqa të jem sa më korrekt në pistë, bëra maksimumin”, tha Hamilton.

Dy pilotët patën një kontakt në xhiron e parë të garës, me Verstappen që doli jashtë piste. Hamilton u penalizua me 10 skonda, por në fund arriti të fitojë dhe të ngushtojë në 8 pikë diferencën mes tyre në renditjen e përgjithshme.

“Më preu rrugën dhe përfunduam në kontakt. Isha i tensionuar, pasi duhet t’i lëmë hapësirë njëri-tjetrit”, u shpreh piloti britanik i Mercedes, që në disa raste ka hapur rrugë, por këtë herë përplasja mes tyre ishte e paevitueshme.

Related posts

“EURO 2020″/ Ndizet sfida në Bukuresht, sulmuesi Seferovic ndëshkon me kokë Francën (VIDEO)

Delo.autor

Wolfsburgu fiton edhe të dytën ndaj Holsten Kiel, qëndron në Bundesligë

Sadik.Autor

FITORJA ME PËRMBYSJE NDAJ PSG-SË/ Sulmuesi Mahrez tregohet i sinqertë: Fati vendosi për fitoren tonë

Delo.autor

Leave a Comment