Futboll Kategoria Superiore Sport

“MË KENI BËRË TIFOZIN TUAJ”/ Shpëtim Gjika i thur elozhe Vllaznisë

Vllaznia ka fituar simpatinë e të gjithëve, me rezultatet e suksesshme dhe lojën e bukur që ka zhvilluar këtë sezon. Shkodranët kanë marrë elozhe së fundmi edhe nga ish-presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika, i cili nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, në “Facebook”, ka komplimentuar Vllaznisë për gjithçka.

“Bravo Vllaznia! Futboll sulmues dhe cilësor që të dhuron kënaqësi. Grup me djem që luajnë plotë dëshirë dhe sakrificë. Trajner me mentalitet fitues i shkrirë me ambientin dhe drejtuesit. Forca Vllaznia! Vllaznia kampion! Në mungesë të Flamurtarit më keni bërë tifozin tuaj”, shkruan Gjika, në postimin në “Facebook”.

Related posts

Barcelona nuk ndalet, shënon golin e dytë ndaj Valencias

Sadik.Autor

Vettel thyen rekordin e pistës dhe kap “pole”, Hamilton vetëm i 4-ti

Sadik.Autor

DHUROI SPEKTAKËL/ Jordi Alba: Të mposhtësh REALIN është si të fitosh…

Isa.Autor

Leave a Comment