Futboll Seria A Sport

ANALIZON SUPER SFIDËN INTER-JUVENTUS/ Lippi: Conte e Pirlo me inteligjencë shumë të madhe, “Zikaltërit” i shikoj më…

Ish-trajneri i Interit, po ashtu edhe i Juventusit ka pasur mes nxënësve të tij si Konten po ashtu edhe Andrea Pirlon. Përpara supersfidës, Marçelo Lipi ka dhënë një deklaratë për “Tuttosport”.

“Bëhet fjalë për dy persona me inteligjencë shumë të madhe – është shprehur Lipi. – E kuptojnë futbollin, ndaj mund të shpjegojnë dhe mësojnë. Konte ka pasur gjithmonë atë aplikim me mani, edhe Pirlo ka qenë gjithmonë një perfeksionist me një vizion loje superiore ndaj të tjerëve.

Sa do të ndikojë Inter-Juventus në garën për titullin? Jo shumë në nivel pikësh, edhe nëse do të fitonte Interi dhe do të largohej mungojnë ende shumë ndeshje në mënyrë që të quhet vendimtare.

Në nivel rritjeje psikologjike, megjithatë, një fitore apo humbje mund të bëjë diferencën. Lukaku apo Ronaldo? Ndoshta e zgjidh dikush tjetër. Zikaltrit i shikoj më përpara. Do të jetë një sfidë e mrekullueshme”, ka garantuar Lipi.

Related posts

CHELSEA-ARSENAL/ Granit Xhaka është titullar dhe do të përpiqet ta frymëzojë “Topçinjtë” në këtë finale (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ARRITI AKORDIN ME MILAN/ Nisi si tallje dhe u bë realitet, Brahim Diaz mban premtimin që u bëri tifozëve (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Inter-i i kërkon Inzaghi-t dy objektiva për të arritur, ja pse po vonon zyrtarizmi…

Delo.autor

Leave a Comment